Rritet besimi në ekonomi/ Përmirësimi i sektorit të shërbimeve, ndikim kryesor

schedule14:03 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:03 - 1 Shtator, 2023

Bizneset janë më optimiste për ecurinë e ekonomisë. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 2.1 pikë gjatë gushtit, duke qëndruar mbi mesataren afatgjatë. Rritja e këtij treguesi u përcaktua nga përmirësimi i besimit në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit.

Subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në ndërtim referuan vlerësime më të mira për aktivitetin aktual ndërtues si dhe për porositë aktuale. Ndërkohë, pritshmëritë janë pozitive për punësimin, ndërsa presin rënie të ccmimeve në vijim.

Ndërkohë, rritja më e ndjeshme e treguesit të besimit rezultoi për sektorin e shërbimeve duke qëndruar në nivelet më të larta historike ndikuar nga ecuria e aktiviteti të tyre dhe niveli i kërkesës, ndëra presin që ccmimet të shtrenjtohen më tej.

Këto tregues në sektorrin e shërbimeve lidhen direkt me ecurinë pozitive të sektorit të turizmit gjatë muajit gusht i cili arriti pikun.

E kundërta ka ndodhur me tregtinë dhe industrinë, pasi bizneset që ushtrojnë aktivitetin në këto degë të ekonomisë kanë bërë vlerësime jo shumë optimiste si për ecurinë aktuale të biznesit dhe prodhimin, ndërsa presin një përmirësim të situatës në vijim.

Edhe besimi konsumator ka rënë lehtë gjatë gushtit ndikuar edhe nga stepja këtë periudhë për blerje të mëdha, por megjithatë niveli aktual vijon të mbetet mbi mesataren historike.