PSG do të provojë sonte ferrin e Stambollit përballë Galatasaray. Ekipi i Tuchel do të kërkojë fitoren e dytë në Champions, kompeticion në të cilin kampionët e Francës duan të shkojnë sa më larg.
Para duelit kundër turqve ka folur Thiago Silva. Kapitenit të PSG-së i përfundon kontrata me klubin francez në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari po kalon një moment të mirë psiko-fizik dhe rinovimin e kontratës e lë në dorë të ecurisë së tij.
“Ndihem mirë dhe këtë vit jam më i qetë, edhe pse mund të shtohet presioni i rinovimit të kontratës. I di mirë cilësitë e mia dhe atë që mund t’i jap akoma ekipit. Gjithçka do të varet nga sezoni që do të bëj. Të shohim në fund nëse do të rinovoj”, thekson qendërmbrojtësi brazilian. /abcnews.al