Xhonson i kërkon Rusisë të mos ndërhyjë në Evropë

schedule12:38 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 12:38 - 22 Dhjetor, 2017

Ministri i Jashtëm Britanik, Boris Xhonson, i kërkoi homologut të tij rus Lavrov, që Moska të mos ndërhyjë në skenën politike apo në fushën e sigurisë në Europë. Xhonson, theksoi se cështjet më të rëndësishme me të cilat Rusia duhet të ketë kujdes janë aneksimi i Krimesë, destabilizimi i Ballkanit Perëndimor dhe sulmet kibernetike në Britani.

Ministri i Jashtëm Britanik, i bëri këto komente gjatë takimit me Lavrov, ditën e premte. Xhonson, është i pari ministër i jashtëm britanik që viziton Rusinë pas 5-vitesh, kohë në të cilën të dyja vendet kanë pasur marrëdhënie të tensionuara me njëra tjetrën.

Lavrov nga ana e tij theksoi se marrëdhëniet Britani-Rusi janë në pikën e tyre më të ulët dhe kjo – jo për fajin e Moskës. Duke iu drejtuar homologut britanik, ministri i jashtëm rus akuzoi atë dhe kolegët e tjerë perëndimorë se preferjnë të diskutojnë qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme publikisht. Ndërsa Moska nga ana e saj zgjedh një ballafaqim të drejtpërdrejtë.

Por, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme dhe replikave të forta, Xhonson, nënvizoi nevojën e bashkëpunimit nes Moskës dhe Londrës për sfidat ndërkombtare, si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe kriza në Korenë e Veriut. Xhonson, shtoi se duhet bashkëpunim edhe për përgatitjet e masave të sigurisë në kuadër të Kampionatit Botërort të futnbollit vitin e ardhshë, që do të mbahet në Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!