Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bënte manovra të rrezikshme me automjet, e pëson keq “piloti”

schedule16:51 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:51 - 31 Gusht, 2023

Polica Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit i cili bënte manovra të rrezimshme në automjet.

Ndaj drejtuesit është vëndosur masë administrative me 40 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!