Deklarata e Varhelyi për integrimin/ Nazarko: Nuk ka qëndrim unison brenda BE-së

schedule16:31 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:31 - 31 Gusht, 2023

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, është shprehur “pro” anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në vitin 2030.

Ky qëndrim i tij u përgëzua nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se komisioneri Vahelyi nuk na ka “zhgënjyer kurrë”.

Por si duhet lexuar kjo klimë e re, e cila po artikulohet nga zyrtarët e lartë brenda unionit?  Analisti Mentor Nazarko në “Ballkan Update”, u shpreh se në BE nuk ka qëndrim unison për integrimin në vitin 2030.

“Artikulimi në publik i një date, i një afati mendoj se është nga ato instrumentet, që përdoren për të inkurajuar opinionet publike të vendeve të Ballkanit, që të përmirësojnë dispononim pro-evropian. Nxit shtetet kandidate që të përparojnë në rrugën e reformave, por nuk është domosdoshmërisht një afat që mund të respektohet. Mund të jetë më i shpejtë anëtarësimin, por mund të jetë edhe më i ngadaltë se sa kaq. Nuk kam parë ndonjë qëndrim unison që e konfirmon një datë të tillë, madje kam parë një qëndrim tjetër. Dhe ishte dje një qëndrim tjetër i një zyrtari tjetër, i cili thoshte jemi të fokusuar tek proceduar dhe jo të afatet. Ky është leximi që i bëj unë këtyre zhvillimeve rreth 2030”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!