Kreu i rizgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po i shmanget sërish garës elektorale për kryebashkiakun e ri në Kukës.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se as pas mbledhjes së djeshme të organizuar nga Basha nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë proces që do të zhvillohet me 24 shtator. Sipas informacioneve mësohet se në mbledhjen e kryesisë e cila ka zgjatur deri në orët e mesnatës është diskutuar në lidhje me ndryshimet në Statusin e Partisë Demokratike, por akoma nuk ka detaje në lidhje me to.
Ndër të tjera gazetarja raporton se burime nga brenda partisë i kanë pohuar se Partia Demokratike do të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e Kukësit dhe kjo mund të jetë edhe një shenjë se mund të kemi një kandidat nga kjo logo, pasi afati I fundit për dorëzimin e emrit është 8 shtatori.
Ndër të tjera mësohet se në mbledhjen e djeshme të kryesisë ka munguar Gazmend Bardhi dhe mbështetësit e tij, që tregon se kemi të bëjmë me një ndarje definitive si në rastin e Berishës./abcnews.al

