SHBA i ka bërë thirrje ushtrisë së Gabonit që të rivendosë “rendin politik” në vend dhe shprehu shqetësimin për rrëzimin e presidentit Ali Bongo me grusht shteti menjëherë pas zgjedhjeve të kontestuara nga opozita.
“Ne u bëjmë thirrje personave përgjegjës që të lirojnë anëtarët e administratës dhe familjet e tyre, të garantojnë sigurinë e tyre dhe të ruajnë statusin civil,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në një deklaratë për shtyp.
Qeveria britanike lëshoi një deklaratë të ngjashme më herët dhe bëri thirrje për rivendosjen e “qeverisë kushtetuese”.
Presidenti 64-vjeçar ka qeverisur Gabonin për më shumë se 14 vjet dhe është shpallur fitues i zgjedhjeve të mbajtura të shtunën pak para grushtit të shtetit.
/abcnews.al