Milani dhe Porto kanë rënë dakord për shumën e transferimit të sulmuesit Mehdi Taremi, raporton Gazzetta dello Sport.
Futbollisti 30-vjeçar do të kalojë te klubi italian për 15 milionë euro, tashmë mbetet vetëm të bien dakord për detajet e fundit.
Kontrata e Taremit me Porton skadon verën e ardhshme. Ai do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë.
Milani pritet të huazojë Lorenzo Colombo te Monza dhe Andrea Petagna te Cagliari pas këtij transferimi.
Taremi shënoi 31 gola dhe asistoi 14 herë në 51 ndeshje sezonin e kaluar. /G.D abcnews.al/