Asnjë prej maturantëve që dëshiron të vijojë studimet e larta nuk mbetet pa shkollë. Ndryshim bën dega ku regjistrohet e cila varet nga rezultatet e gjimnazit. Pavarësisht kësaj drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se të gjithë mund ta gjejnë veten.
“Çdo maturant e gjen veten në një program studimi. Në fund të raundit të parë universitetet kanë mundësi të bëjnë rialokim kuotash, nga programe më pak të preferuara tek më të preferuarat, që i afrohen dëshirës së maturantëve dhe kërkesave te tregut të punës”
Në prag të mbylljes të fazës së parë të raundit të parë në universitete janë regjistruar rreth 25 % e aplikantëve. Në degët me konkurs kuotat thuajse janë plotësuar.
“Ecuria shumë shumë e mirë, mesdita e ditës së dytë, më mirë se vjet, mbi 5300 maturante të regjistruar. Degët që kishin konkurs, po ezaurohen plotësisht, 1 ditë e gjysmë rreth 90% tek mjekësia, arkitektura 80%, sportet artet kanë ecuri të mirë. Maturantët që e kanë ndarë mendjen regjistrohen brenda fazës së parë.”
Listat e fituesve në portalin u-Albania rinovohen të enjten e 31 gushtit. Kandidatët për studentë në listë pritje kanë një tjetër mundësi.
“Sistemi kalkulon lëvizjen e vijës së kuqe dhe të gjithë ato maturantë që nuk janë regjistruar lirojnë vendet e studimit për të tjerët në pritje”
Specialistët e arsimit mendojnë se më 11 shtator kur përfundon dhe faza e fundit e këtij raundi rreth 80% e maturantëve do jenë regjistruar në fakultetin të cilit duan ti bashkohen. Për të tjerët aplikimn në portalin u-Albania rifillon më 15 shtator.