Probleme për “Wolkswagen”, nis procedimi për mashtrim

schedule18:02 - 30 Shtator, 2019

schedule 18:02 - 30 Shtator, 2019

Ka nisur në Gjermani procesi më i madh gjyqësor ndaj kompanisë prestigjoze të automjeteve “WOLKSVAGEN”, pas padisë që qindra mijëra pronarë makinash i bënë grupit, për shkak të mashtrimit me emetimet.

Në Gjermani ka nisur të hënën procedimi më i madh ndaj grupit ikonë të automjeteve “Wolkswagen”, pas padisë që 450 mijë posedues makinash të kësaj marke i bënë kompanisë.

Ata pretendojnë se meritojnë dëmshpërblim pasi u janë shitur makina të bazuara në të dhëna të manipuluara mbi emetimet e gazit.

Skandali i ka kushtuar tashmë kompanisë 30 miliardë dollarë.

Ajo përballet me akuza të tilla edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, por kjo është hera e parë që vetë gjermanët po përndjekin grupin në bazë të një ligji që u ndryshua posaçërisht vitin e kaluar.

Ky proces gjyqësor pritet të hedhë dritë mbi pikat e reja të ligjit dhe mbi pretendimet e paditësve, të cilët nëse do të kenë sukses do të mund të marrin dëmshpërblimin.

Sidoqoftë, gjyqi ka gjasa të zgjasë disa vjet.

Për të lehtësuar pozitat, “Volkswagen” ka rënë dakord deri tani të pranojë kthimin e 500 mijë automjeteve në Shtetet e Bashkuara, ku ka pranuar të paguajë më shumë se 25 miliardë dollarë.

Ndërsa në Australi, grupi do të paguajë 127 milionë dollarë australianë për të kompensuar pronarët, duke paguar 1 mij e 400 dollarë për makinë.

Javën e kaluar tre drejtues dhe ish-drejtues ekzekutivë të “Volkswagen” u akuzuan pëpr manipulim të tregut në lidhje me skandalin e emetimeve të karburanteve disel.

Ndërsa në 2015-n, firma pranoi se kishte përdorur një softuer ilegal për të manipuluar testet e çlirimit të gazrave./ABC News Albania 24/7