Lukaku thotë fjalët e para si lojtar i Romës: Jam shumë i lumtur, mezi pres të luaj

schedule11:34 - 30 Gusht, 2023

schedule 11:34 - 30 Gusht, 2023

Romelo Lukaku ndodhet në kryeqytetin e Italisë, ndërsa sot pritet zyrtarizimi i tij te Roma.

Ndërsa ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Romë, sulmuesi belg ka thënë dhe fjalët e para për mediet italiane, duke u shprehur se ndjehej shumë i lumtur me pritjen e tifozëve.
“Jam i lumtur, duke parë të gjithë këta njerëz ishte emocionues për mua, mezi pres të luaj”,deklaroi Lukaku.

Sulmuesi kaloi vizitat mjekësore me Romën dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizmi i tij te “gladiatorët”./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!