Forcat ajrore amerikane kanë siguruar fonde prej 50 milionë dollarësh për një projekt që mund të hapë rrugën që armët bërthamore amerikane të vendosen në tokën britanike për herë të parë në më shumë se 15 vjet, sipas The Guardian.
Do të ishte një mega objekt me 144 shtretër në Suffolk, Angli, në bazën e RAF në Lakenheath.
Për të justifikuar shpenzimet, Forcat Ajrore të SHBA i tha Kongresit se ndërtesa kishte për qëllim “strehimin e personelit të regjistruar si pjesë e një misioni sigurie”, që, sipas ekspertëve, është zhargoni që Pentagoni përdor për t’iu referuar menaxhimit të armëve bërthamore.
Ndërtimi i ndërtesës duhet të fillojë në qershor të vitit 2024 dhe të përfundojë në shkurt të 2026.
Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (Fas), Mbretëria e Bashkuar së bashku me pesë vende të tjera europiane, përfshirë Italinë, po investojnë në ndërtimin e vendeve për ruajtjen e “armëve speciale”.
Në këto pesë vende do të vendoseshin 100 bomba B-61, sipas asaj që dihet nga Fas. Ato u morën nga Britania e Madhe në vitin 2017, por objektet e magazinimit nuk janë çmontuar kurrë.
/abcnews.al