Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, deklaroi se shumë probleme të rëndësishme globale nuk mund të zgjidhen pa Kinën.
Ministria e Jashtme Britanike ka publikuar një deklaratë në lidhje me vizitën zyrtare që Cleverly do të realizojë nesër në Kinë.
Në deklaratën thuhet se Cleverly është ministri i parë i Jashtëm që viziton Kinën pas 5 vitesh, theksohet se ministri britanik do të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi dhe zv/presidentin kinez, Han Zheng.
Kina është prodhuesi më i madh i karbonit dhe investitori i qëndrueshëm i energjisë. “Probleme të tilla si ndryshimi i klimës nuk mund të zgjidhen pa Kinën. Zgjedhjet e Kinës janë kritike në trajtimin kolektiv të këtij problemi global”, thuhet në deklaratë.
“Është e rëndësishme që ne të ruajmë marrëdhëniet tona me Kinën për çështje të ndryshme. Shumë probleme të rëndësishme globale, nga ndryshimet klimatike te parandalimi i epidemive, nga paqëndrueshmëria ekonomike te përhapja e armëve bërthamore, nuk mund të zgjidhen pa Kinën”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Historia dhe rëndësia globale e Kinës nuk mund të injorohet. Megjithatë, kjo sjellë një përgjegjësi në skenën globale. Kjo përgjegjësi nënkupton përmbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare të Kinës”, tha Cleverly.