Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Emigrantët shqiptarë sfidojnë Braverman, heqin byzylykët elektronik nga këmba

schedule12:43 - 29 Gusht, 2023

schedule 12:43 - 29 Gusht, 2023

Në rrjete sociale janë publikuar video të ndryshme të emigrantëve shqiptarë që heqin nga kyçi i këmbës byzylykët elektronikë.

Sipas The Telegraph, reagimi i tyre vjen pasi sekretarja e Brendshme tha se nuk do ta përjashtojë përdorimin e  pajisjeve elektronike për të gjurmua azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani.

Kjo sipas saj vjen si mase pasi rritjes së numrit të emigrantëve. Telegrafi raporton se një burrë, i cili është pyetur: ‘Ku është policia?’ përgjigjet me shaka: ‘Në komisariat. E hoqa vetë.’

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha ditën e djeshme se është e gatshme të përdorë një sërë opsionesh në trajtimin e problematikës së migrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla.

Deklarata e Braverman vjen pasi një raport në “The Times” tha se Ministria e Brendshme po shqyrton përshtatjen e azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me mjete të paautorizuara dhe byzylykë elektronike.

E përditshmja britanike tha se zyrtarët po e shohin atë si një mënyrë për të ndaluar zhdukjen e emigrantëve që nuk mund të strehohen në qendrat e paraburgimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!