Denzel Dumfries, anësori i djathtë i Interit, ishte protagonist në fitoren e mbrëmjes së djeshme ndaj Cagliarit, pasi holandezi shënoi golin e parë për zikaltërit në fitoren 0-2.
Pas përfundimit të ndeshjes, Dumfries ka folur për mikrofonat e “DAZN” dhe theksoi objektivin e klubit.
“Trajneri është gjithmonë shumë i shqetësuar në pankinë, flet shumë, por unë jam gati, më pëlqen mënyra e tij për të na inkurajuar dhe përpiqem të jap kontributin tim edhe në sulm.
Scudetto është qëllimi ynë i parë, vitin e kaluar ne patëm një Champions League të mirë, por tani duam Scudetton dhe një yll të dytë”, është shprehur lojtari holandez./h.ll/abcnews.al