Diva e muzikës zbulon arsyen pse refuzoi të pinte çaj me Kate Middleton

schedule08:51 - 29 Gusht, 2023

schedule 08:51 - 29 Gusht, 2023

Në një nga episodet e “Crosovers”, mësuam se Mbretëresha e Muzikës Country pothuajse takoi Princeshën e Uellsit. Kate Middleton e ftoi Dolly Parton për një çaj por kjo e fundit nuk pranoi dhe arsyeja është gazmore.  Gjatë intervistës së saj me BBC Radio 2, Dolly Parton  u shpreh se sa e zënë ishte gjatë udhëtimit të saj në MB. “I dua njerëzit, ndjesinë e Londrës”, tha ajo fillimisht. “Për fat të keq, nuk kam kohë [për të vizituar çdo gjë]. Në të kaluarën, unë dhe grupi im në një kemi dashur të bëjmë një tur me autobus dhe ngeli në planifikim”. 

Këngëtarja shtoi se përveç vizitave, orari i ngjeshur e ka penguar edhe të takohet me Kate Middleton. “Këtë herë, o Zot, isha e ftuar për të pirë çaj me Kate, por as që mund të shkoja”, zbuloi Dolly Parton. “Mendova se ishte shumë e ëmbël dhe e sjellshme nga ana e saj të më ftonte dhe se një nga këto ditë mund të shkoja, kjo do të ishte mirë.”

Diva e muzikës shtoi me shaka: “Por ajo nuk do të promovonte albumin tim të ri rock, ndaj më duhej të thosha jo”. Këngëtarja 77-vjeçare i referohet albumit, i cili pritet të dalë më 17 nëntor, me titull ‘Rockstar’. Ai përfshin 30 këngë, 9 të reja dhe 21 kopertina të këngëve të saj legjendare me artistë si Miley Cyrus dhe Paul McCartney./abcnews.al