Në më pak se 1 orë, skuadra e Rayo Vallecano, pjesë e së cilës është dhe anësori i Kombëtares sonë, Ivan Balliu do të presë në “Campo de Futbol de Vallecas” të Madridit, “bardhekuqtë” e Atletico në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit spanjoll të futbolli La Liga.
Përsa i përket formacioneve tekniku Francisco Rodriguez e ka rreshtuar skuadrën e tij me formulën 4-4-2, ku në portë nuk ka si të mungojë Dimitrievski. Në krahët e mbrojtjes janë Espino e Ivan Balliu, ndërsa qendra mbulohet nga Hernandez e Lejeune. Në mesfushë janë vendosur Palazon, Valentin, Lopez e Garcia, ndërsa sulmi plotësohet nga Raul de Tomas e Trejo.
Në krahun tjetër, tekniku Diego Simeno i ka rreshtuar “los colchoneros”-at e tij, po me formulën 4-4-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “shtatlarti” slloven, Jan Oblak. Në krahët e mbrojtjes janë Hermoso e Molina, ndërsa qendra i është besuar dyshes Witsel-Savic. Mesfusha përbëhet nga Barrios e De Paul në qendër, me Saul e Carrasco që vijnë në ndihmë nga krahët, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Memphis Depay e Antoine Griezmann. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: