Shtëpia shekullore/ Gjirokastër, godina vizitohet nga turistët për arkitekturën unike

schedule15:25 - 28 Gusht, 2023

schedule 15:25 - 28 Gusht, 2023

Ndër shtëpitë shekullore të Gjirokastrës ajo e Skëndulatëve është më e veçanta. E ndërtuar në vitin 1705 kjo shtëpi e gurtë ka një histori më shumë se 300 vjeçare.

E përbërë nga 12 dhoma, 9 oxhake, 44 dyer e 64 dritare cdo gjë aty ka mbetur origjinale.

Banesa e tipit kullë që përfaqëson një model tipik të jetesës së një familjeje gjirokastrite tërheq kureshtjen e vizitorëve të shumtë. Turistët i befason arkitektura unike.

Pavarësisht vlerave që mbart shtëpia me statusin monument kulture duket se është lënë në harresë.

Këto pamje tregojnë se ka nëvojë për riparime e kujdes nga institucionet.

Në kohën e komunizmit shtëpia e Skendulateve ka qenë muze etnografik, pronaret  me pas e rimoren banesen e tyre dhe e kthyen në një muze të hapur për vizitorët./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!