Ka spiunuar për Moskën për një dekadë, Suedia akuza ndaj shtetasit rus

schedule12:24 - 28 Gusht, 2023

schedule 12:24 - 28 Gusht, 2023

Një shtetas suedez me origjinë ruse është akuzuar për mbledhjen e informacionit për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU për gati një dekadë, raporton Associated Press.

Sergey Skvortsov, 60 vjeç, u akuzua për “veprimtari të paligjshme kundër Suedisë dhe kundër një fuqie të huaj”.  Skvortsov ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe mohon çdo keqbërje, sipas avokatit të tij mbrojtës, Ulrika Borg. Gruaja e tij u lirua pa akuza pas një hetimi nga agjencia suedeze e sigurisë.

Sipas fletës së akuzës, të marrë nga Associated Press, nga 1 korriku 2014 deri më 22 nëntor, Skvortsov “në mënyrë të fshehtë dhe/ose me përdorimin e mjeteve mashtruese kreu aktivitete për shtetin rus me qëllim të marrjes së informacionit.

Prokurorët thanë se Skvortsov përdori biznesin e tij të import-eksportit për të mbledhur informacione dhe për tia dorëzuar Rusisë.

Transmetuesi suedez SVT tha se Skvortsov kishte jetuar në Suedi për 25 vjet dhe kishte marrë nënshtetësinë suedeze në 2012.

Gjyqi do të fillojë më 4 shtator.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!