Evros, vatra e zjarreve në Greqi, rajoni verilindor digjet prej gati dy javësh

schedule11:28 - 28 Gusht, 2023

schedule 11:28 - 28 Gusht, 2023

Greqia prej 10 ditësh vijon luftën me zjarret. Forca të shumtë të zjarrfikësve janë përqendruar në Evros në verilindje të vendit, ku për shkak të erëra të forta dhe thatësirës shuarja e flakëve është kthyer një misioni I vështirë. Zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë djegur shtëpi në zonat periferike të qytetit Aleksandhrupoli.

Autoritetet vendase kanë njoftuar se do të ketë përforcime të mëtejshme me forca ajrore dhe tokësore për  shkak të përhapjes me shpejtësi të flakëve.

Aktualisht janë më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa vende evropiane, të mbështetur nga një flotë avionësh dhe helikopterësh që hedhin ujë, po luftojnë me tre vatra të mëdha zjarri në vendin fqinj.

Papa Françesku, duke iu drejtuar publikut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën u lut për viktimat e zjarreve. Ditë më parë autoritetet greke gjetën trupat e pajetë të 20 emigrantëve në pyjet periferike të aleksandhrupolit.

Në veriperëndim të Athinës, një tjetër zjarr i madh vazhdon të digjet prej ditësh, duke shkatërruar shtëpi e djegur parkun kombëtar në malin Parnitha, një nga zonat e fundit të gjelbra pranë kryeqytetit.

Ndërsa një zjarr i tretë i madh nisi të shtunën nga një rrufe  në ishullin Andhros./abcnews.al