Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo filloi bisedimet me zyrtarët kinezë të hënën në një përpjekje për të rritur lidhjet e biznesit midis dy fuqive të mëdha. Raimondo tha se ishte “thellësisht e rëndësishme” që Kina dhe SHBA të kishin një marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike.
Raimondo po zhvillon tre ditë bisedime me liderët politikë dhe të biznesit dhe do të takohet me ministrin e Tregtisë Wang Wentao për dy orë të hënën. Firmat amerikane kanë raportuar sfida në rritje me operimin në Kinë që kur SHBA lëvizi për të bllokuar aksesin kinez në gjysmëpërçuesit e avancuar.
“Është një marrëdhënie sfiduese. Sigurisht që nuk do të pajtohemi për disa çështje. Unë mendoj se ne mund të bëjmë përparim nëse jemi të drejtpërdrejtë, të hapur dhe praktikë. Është thellësisht e rëndësishme që ne të kemi një marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike,” tha Raimondo.
Megjithatë, Raimondo përjashtoi kompromentimin e kufizimeve në eksportet e gjysmëpërçuesve. “Sigurisht, për çështjet e sigurisë kombëtare, nuk ka vend për kompromis apo negociata,” tha ajo.Ajo tha se Uashingtoni po kërkonte “hapa konkretë” për të ecur përpara me Kinën, duke shtuar se “sfidat janë të rëndësishme”./abcnews.al