Protesta të dhunshme janë zhvilluar në një tubim kundër emigrantave në Nju Jork. Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit kundër emigrantëve u përleshën me njerëzit që merrnin pjesë në një kundër- tubim jashtë Gracie Mansion, ndërsa dhjetëra oficerë policie u përpoqën të mbanin nën kontroll turmën e trazuar.
Një turmë prej më shumë se 100 personash, përfshirë mbështetës të flaktë të ish-presidentit Donald Trump, demonstruan jashtë rezidencës së kryebashkiakut.
Tensioni erdhi pasi rreth 100,000 emigrantë, azilkërkues, sipas New York Post, nga kufiri jugor i SHBA kanë pushtuar pesë bashkitë, duke detyruar kryebashkiakun e Nju Jorkut Eric Adams të krijojë të paktën 200 vende të përkohshme për t’i akomoduar ata.
Several arrests were made when Sunday’s anti-migrant rally outside Gracie Mansion in NYC erupted in violence.
Contact [email protected] for use pic.twitter.com/i0aE3ZQNdn
— SpotNews.tv (@spotnewstv) August 28, 2023
Anëtarët e turmës kundër azilkërkuesve mbanin tabela që lexonin “emigrantë të pakontrolluar” dhe “siguria jonë është në rrezik të madh”.
Gati dy duzina kundër-protestues morën pjesë, ndërsa rreth 50 oficerë policie vëzhguan.
Objektet, duke përfshirë një tendë masive me 3,000 shtretër në ishullin Randall, kanë acaruar vendasit të cilët kanë thënë se kanë frikë se fluksi i emigrantëve mund të bëhet një fuçi baruti në një zonë tashmë të trazuar./abcnews.al