Sali berisha do të shkojë me Emri Vatën drejt garës së 24 shtatorit ne Kukes. Ky eshte kandidati qe zgjodhen ata pak anetare qe moren pjese ne Primaret e tij, mes nje liste me 4 emra te tjera per te votuar; Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.
Sali Berisha reagoi me entuziazëm, disa herë gjatë të dielës, duke shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, video me radhë demokratësh që donin të votonin e primaret e tij.
“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës!”, shkroi Berisha në fillim të procesit. Por shifrat finale nuk janë kaq entuziaste, sa ai.
Zyrtarisht ishin thirrur rreth 2.200 anëtarë demokratë për të votuar, por morën pjesë vetëm një pjesë e vogël e tyre, 678.
A mund te kishte pjesemarrje tjeter, nëse në këtë garë të Berishes, do të ishte dhe Arif Rexhmataj, demokrati i Lulzim Bashës?
Ndoshta edhe po. Kreu i PD zyrtare, ngjalli shpresat në radhet e demokratëve, gjatë javës së kaluar, se do të bashkonte dy copat e PD-së, për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, shpresa që Rexhmati vet i shoi, menjëherë pas zyrtarizimit të emrit të tij në primare.
Megjithatë, ky dyshim nuk ekziston më dhe është vetëm Lulzim Basha që pritet të flasë, nëse do të hyjë në betejën e Kukësit, me Arif Rexhepin, apo do i lërë terren të lirë Sali Berishës, në një zonë ku kreu i Foltores është më i fortë në elektoratin e opozitës.
Dhe po ashtu nuk do të përsëtitet 14 maji, apo 6 marsi më parë, ku PD-ja që Basha e rimori, të dalë forcë e tretë; për herë të tretë./abcnews.al