KIryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën e tij në konferencën Miqtë e fëmijëve e vuri theksin te problemet e Raport, mbi gjendjen dhe nevojat e fëmijëve. Sipas Ruçit gjysma e objektivave të caktuara në Agjendë për këtë periudhë nuk janë plotësua.
“Shpenzimet faktike të raportuara për 2017-2018 përbëjnë vetëm 9.4% të shpenzimeve të planifikuara për Agjendën për vitet 2017-2020. Shtylla strategjike “Eleminimi i Dhunës tek Fëmijët” prek të gjithë aktorët, në nivel qëndror e vendor, me rol koordinues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe rol mbikëqyrës Këshillin Kombëtar të Fëmijëve. Por për këtë shtyllë Raporti zbulon se:
Një në dy masa të parashikuara nuk janë raportuar, janë shtyrë ose nuk kanë nisur të zbatohen. Janë realizuar vetëm 20% e masave. Është realizuar vetëm 9% e buxhetit, i cili ka ardhur tërësisht nga donatorët”.
Për disa çështje të tjera, kreu i Kuvendit kërkoi adresim të menjëhershëm:
“Fëmijëria e hershme, pra moshat derinë 6 vjeç, që mbulohen nga Objektivi 5 i Agjendës, rezulton e pambuluar nga punë e deritanishme. 70% e masave të këtij objektivi nuk janë realizuar.
Prandaj nxis Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, të udhëheqin përpjekjet për të zgjidhur këto vonesa.
Raporti prek në mënyrë të tërthortë adoleshentët, duke përmendur se ka filluar puna për Strategjinë kombëtare të shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Prandaj nxis të gjithë institucionet të rimendojnë qasjen ndaj kësaj grupmoshe.
Një konstatim tjetër imi është se roli i bashkive është ende larg pritshmërie që kaKuvendi, qeveria, familjet shqiptare dhe qytetarët. Prandaj, veç defekteve të tyre, institucionet duhet të gjejnë mekanizmat e bashkëpunimit me pushtetin vendor. Ka edhe mjaft tregues të tjerë shqetësues, të cilët flasin vetë dhe nuk kanë nevojë as për fjalime, as për justifikime”.
Po çfarë duhet të bëhet për të ndryshuar këtë gjendje? Ruçi rekomandon që të gjitha këto mosrealizime të bëhen objekt reflektimi
“Rekomandoj që të gjitha këto mosrealizime të bëhen objekt reflektimi, përndryshe Raporti i monitorimit nuk do të përbënte asnjë vlerë të shtuar
Nuk ka politika e programe pa burime e fatura financiare.
Po pyes Ministrinë e Financave dhe ministritë e linjës: Cilat janë planet për rritjen e buxhetimit për sektorin social, arsimin parauniversitar apo sektorët e tjerë që lidhen me mbrojtjen e zhvillimin e fëmijëve?
Unë do ta monitoroj personalisht mobilizimin e burimeve financiare për sektorët e programet që kanë lidhje me fëmijët, gjatë të gjitha fazave të diskutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.
Buxheti i Shtetit është burimi kryesor financiar që jetëson politikat, programet, masat dhe institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të përmirësojnë në mënyrë të matshme cilësinë e jetës së fëmijëve”.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të fokusohen në propozime për ndryshime ligjore.
“A duhet të rishikohet Kodi i Familjes për të mbështetur më mirë zbatimin e ligjin “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”?
Çfarë ndryshime ligjore duhet të propozojmë e miratojmë për të mbrojtur e siguruar fëmijët nga interneti?
Për këtë çështje kam kërkuar edhe më parë ndryshime ligjore, por nuk janë realizuar ende.
A duhet të rishikojmë ligjin për arsimin parauniversitar, për të vendosur detyrimin ligjor të ndjekjes së programit parashkollor?
A duhet të miratojmë një ligj të veçantë për fortifikimin e miellit dhe kripën e jodizuar, si produkte që prekin drejtpërsëdrejti shëndetin e fëmijëve?’/abcnews.al