Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mbappe rikthehet protagonist, sulmuesi francez i jep fitoren PSG-së

schedule10:52 - 27 Gusht, 2023

schedule 10:52 - 27 Gusht, 2023

PSG merr fitoren e parë në Ligue 1, pasi dy barazimeve të shënuara në startim ndaj Lorient dhe Toulouse. Kampionët në fuqi të Francës fituan me rezultatin  3-1 ndaj Lens, me dygolëshin e Kylian Mbappe dhe finalizimin e Asensio, që zhbllokoi ndeshjen.

Goli i Guilavogui në minutën e pestë shtesë i vlejti vetëm për statistikë Lensit. Parisi realizoi golin e parë pak para se të jepej koha shtesë e fraksionit hapës, ndërsa me fillim e pjesës së dytë do të dilte në skenë Mbappe, që shënoi pas pasimit të marrë nga Lucas Hernandez.

Golin e sigurisë Mbappe e shënoi sapo nisi koha shtesë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Me këtë fitore, PSG kthehet në sulm për kreun e tabelës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!