Zjarret në Kanada/ Mbi 4000 banorë në rrezik, autoritetet urdhërojnë evakuimin

schedule10:20 - 26 Gusht, 2023

schedule 10:20 - 26 Gusht, 2023

Një qytet me rreth 4000 banorë në Kanada është evakuuar për shkak të një zjarri në pyll.

“Kushdo që qëndron në Hay River rrezikon jetën e tij”, theksohet në paralajmërimin e dhënë nga autoritetet lokale. Banorëve iu kërkua të shkojnë në aeroportin Merlin Carter dhe të presin atje për udhëzime të mëtejshme.

Kanadaja po përballet me zjarret më të këqija në historinë e vendit. Javën e kaluar më shumë se 50,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë banorë të Yellowknife, qyteti më i madh në Territoret Veriperëndimore.

Më shumë se 150 milionë hektarë janë djegur në të gjithë vendin këtë vit, dyfishi i rekordit të mëparshëm të vendosur në Kanada në 1989.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!