Zelensky dhe Fidan takohen për marrëveshjen e korridorit të Detit të Zi

schedule16:37 - 25 Gusht, 2023

schedule 16:37 - 25 Gusht, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot në Kiev me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe diskutuan marrëveshjen e Detit të Zi për eksportet e grurit, nga e cila Rusia u tërhoq muajin e kaluar.

“U diskutuan shumë çështje të rëndësishme. Propozimi i Paqes për Ukrainën. Përgatitjet për Samitin Botëror të Paqes planifikuar nga Kievi dhe rreziqet e krijuara nga bllokada ruse për korridorin e Detit të Zi për eksportet e drithërave”, shkroi Zelesny në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, lejoi eksportin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Pas tërheqjes së Rusisë, Ankaraja po përpiqet të bindë Moskën që t’i kthehet marrëveshjes.