Tifozeria e Tiranës dhe ajo e Partizanit nuk e pëlqejnë aspak njëra-tjetrën. Gjithmonë kur luhet derbi i kryeqytetit mes këtyre dy ekipeve, incidentet në stadium nuk mungojnë. Edhe në takimin e sotëm në “Selman Stermasi”, ka pasur një sherr masiv para fillimit të sfidës.
Disa minuta para vërshëllimës së parë të arbitrit, dy tifozeritë kanë kapërcyer hekurat rrethues dhe janë konfrontuar me njëra-tjetrën. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe numri i të përfshirëve u shtua ndjeshëm, duke u shndërruar në një sherr masiv. Fotot më poshtë, tregojnë disa momente nga ky sherr…/abcnews.al