Kostoja e një vote në 14 maj ishte 81 lekë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kaq i kushtoi buxhetit të shtetit çdo votë e vlefshme që u hodh në kuti.
Llogaritja e kësaj vlere është e rëndësishme për Partitë Politike, të cilat do të marrin financim nga shteti për fushatën bazuar mbi koston e një vote, dhe votat që secila prej tyre ka marrë.
Në këtë moment, llogaritë nuk dalin mirë për Partinë Demokratike, e cila nuk ja ka dalë të justifikojë fondin e marrë paradhënie nga KQZ për fushatën e 14 majit.
Komisioni i arkëtoi PD-së 25 milionë lekë të rinj, të cilët selia blu, duhet t’i përdorte në fushatë për të kërkuar vota.
Por 14 maji e tkurri logon e PD-së pas krizës së brendshme, dhe ajo mori vetëm 103 mijë vota. Kjo do të thotë se fondi që meritoi PD, ishin 8.4 milionë lekë.
E thënë ndryshe, PD justifikoi vetëm 1/3 e parave që mori nga buxheti. Megjithëkëtë, ligji nuk parashikon që Lulzim Basha të rikthejë në buxhet pjesën e ngelur, pra 16 milionë lekët.
Sipas Kodit Zgjedhor, të cilin partitë e kanë bërë bashkë në interesin më të lartë të tyre, Basha do ta ndjejë portofolin partiak të zvogëluar, në zgjedhjet e ardhshme. Vetëm atëherë, KQZ do t’i japë një fond të vogël në përputhje me rezultatin elektoral të 14 majit./abcnews.al