Luiza Gega arriti një tjetër sukses në karrierën e saj, duke përballuar dëmtimin e duke u kualifikuar për në finalen e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Hungari.
Atletja shqiptare doli e treta në baterinë e saj me kohën 9 minuta, 17 sekonda e 71 të qindat. Finalja është të dielën, në 27 gusht. Kampionia e Europës hyri në konkurrim e dëmtuar, ndërsa kishte dy javë që bënte fizioterapi.
Ekziston frika se dëmtimi mund t’i jetë përkeqësuar nga gara e sotme dhe kjo mund t’i prishë punë në finale. Gega doli vjet në vend të pestë në Botërorin që u. mbajt në SHBA.
Objektivi i saj për Botërorin që mbahet në Budapest ishte të arrinte zonën e medaljeve, por të shohim si do të jetë fizikisht. Gjithsesi, shpresa ekziston sepse atletja shqiptare ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë vitit./abcnews.al