Donyell Malen ka shpërthyer dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Talenti i PSV-së u bë i njohur dy javë më parë, në takimin kundër Vitesse. PSV fitoi 5-0 dhe të pestë golat, u shënuan nga Malen.
Sulmuesi 20-vjeçar vazhdoi formën e tij të mirë në kampionat, duke shënuar dhe dy herë të tjera. Sot, Malen ka shënuar sërish, kësaj radhe kundër Zëolle. Holandezi gjeti rrjetën në minutën e 68-të, duke shkuar në kuotën e 8 golave në Euredivisie. Gjithashtu, Malen numëron edhe dy asiste, duke u bërë lojtari më i rëndësishëm i PSV-së këtë fillim sezoni./abcnews.al