Sinamati nuk garon në Kukës, Meçe: Ka lexuar humbjen, Berisha s’do pranojë të dalë me kandidat të përbashkët

schedule14:27 - 23 Gusht, 2023

schedule 14:27 - 23 Gusht, 2023

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati me anë të një statusi në “Facebook” ka njoftuar tërheqjen nga gara për zgjedhjet e reja që do të mbahen në Kukës.

Sipas komentatorit Arben Meçi, i cili ishte i ftuar në studion e “Tirana Live”, PD pavarësisht asaj që ndodhi me Gjicin e ka lexuar humbjen dhe një kandidati me integritet si Sinamati nuk kërkon ta marrë peshën e humbjes.

“Koalicioni mes Berishës dhe Bashës nuk do të ketë. Po luhet një lojë që këtë ndarje ta bëjnë sa më tepër konfliktuale.

Situata në Kukës, pavarësisht situatës që ndodhi me Gjicin, nuk flet për favor për PD. Ata e kanë lexuar që kjo është humbje dhe për të mos marrë peshën e humbjes një person me integritet si Admir Sinamati kërkon të largohet” tha Meçe.

Ndërkohë tanimë nga Berisha nuk janë me 10 kandidatë që do të garojnë në Primare, por 9, një prej tyre që ka mbetur është edhe Afir Rexhamati, përkrahës i Bashës, kryetar i degës së PD në Kukës

Meçe tha se Berisha nuk ka për të pranuar që të dalë me një kandidat të përbashkët, sepse është strategji e tij që ta mbajë lart konfliktin me Bashën./abcnews.al