“Greqia po mbron ‘kalin e trojës” të futur në Shqipëri”, Meçe: Çështja “Beleri” është një konflikt elektoral, jo etnik

schedule13:43 - 23 Gusht, 2023

schedule 13:43 - 23 Gusht, 2023

 

Komentari Arben  Meçe i ftuar në studion e “Tirana Live” foli në lidhje me çështjen “Beleri” standardin e dyfishtë të Greqisë në lidhje me ligjin.

Meçe tha fillimisht se Greqia është duke mbrojtur “kalin e trojës” që ka futur në Shqipëri dhe problemin e vet tenton ta kalojë si problem të BE.

Në lidhje me darkën e Athinës ai se një vend përfaqësues i BE nuk mund të përdorë politika përjashtuese dhe për këtë ndërkombëtarët mbajtën një qëndrim korrekt.

Sa i përket Belerit, Meçe tha se shteti grek nuk mund ti drejtohet qeverisë shqiptar apo përfaqësuesve politikë, por drejtësisë, sepse ajo e ka në dorë.

“Greqia po mbron “kalin e trojës” që ka futur në Shqipëri. Greqia tentoi që problemin e vet ta kalonte si problem të BE.

Nuk mund të ndalë një përfaqësuese e BE të bëjë një samit me politika përjashtuese.

Përfaqësuesit e lartë të BE në këtë situatë mbajtën qëndrime korrekte duke e kritikuar këtë politikë.

Shteti grek po bën një gabim sa i përket mënyrës se si po e kërkon dhe kujt po ai kërkon këtë çështje. Është e qartë që procesi nuk ka të bëjë më vendimmarrje politike, por me sistemin e drejtësisë.

Kur i drejtohen kryeministrit të Shqipërisë për të zgjidhur këtë problem, bëjnë një gabim konceptual, sepse tentojnë të deformojnë mënyrën se si funksion demokracia.

Beleri pavarësisht faktit nëse e ka bërë apo jo, është fakt që është në dorë në drejtësisë, dhe qeveria greke nuk ka asnjë të drejtë t’i drejtohet kryeministrit.

Dhe e fundit një çështje që është elektorale e kthejnë në çështje etnike” tha Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!