Disa vende të Bashkimit Evropian kanë dërguar ndihma në Shqipëri për të përballuar situatën e tërmetit të 21 shtatorit. Avioni i parë me ndihma ka ardhur nga Greqia, ndërsa pritet ndihma edhe nga disa vende të tjera.
Një javë pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë, në vendin tonë ka mbërritur ndihmat e para për familjet e prekura.
Ky avjon ushtarak ka ardhur nga Greqia dhe ka sjellë materiale nga shteti fqinj.
Peter Glerum Drejtues i ekipit të BE për Emergjencat: “Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.
Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.
Paulin Luli Drejtori i Rezervave të Shtetit: “Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.
Ndihmat kanë mbërritur nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.
Produktet janë vendosur pranë depove të rezervave të shtetit në Lundër dhe do tu shpërndahen familjeve të prekura. /ABC news Albania 24/7