VIDEO/ Situata del jashtë kontrollit në Greqi, digjen shtëpitë dhe makinat

schedule19:36 - 22 Gusht, 2023

schedule 19:36 - 22 Gusht, 2023

Zjarri që ka përfshirë zonën e pyjeve në Fyli, Greqi ka dalë jashtë kontrollit. Banorëve që banojnë në Ano Liosia, Gennimata dhe Kanala, u është kërkuar që të largohen, pasi zjarri ka arritur shumë pranë banesave. Gjithashtu në këtë zonë është raportuar edhe për shtëpi të djegura.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa zjarri në Aleksandropoli po vazhdon për të katërtën ditë me radhë.

Sipas mediave greke në frontet e zjarrit të Aleksandropolit po punojnë 214 zjarrfikës me 59 automjete, 11 njësi këmbësore.