Kryeministri Edi Rama nuk ishte i ftuar në darkën informale në Athinë nga homologu i tij grek, por pavarësisht kësaj Ilir Meta sërish kritikon kreun e qeverisë shqiptare. Ish-presidenti mendon se kryeministri Rama po ndjek një axhendë të tijën në politikën ndërkombëtare, duke e vonuar integrimin e vendit në BE.
“Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë”, tha ai.
Pasuesi i tij në Presidencë, sipas Ilir Metës, gaboi që nuk e pranoi ftesën për të qenë të hënën në Athinë. Kreu i shtetit në përgjigjen dërguar Athinës, nxirrte si arsye një axhendë të paracaktuar më parë, por ish-Presidenti shprehet se vendi i Shqipërisë nuk duhet të ishte bosh.
“Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe në takimin e prespektivës europiane të rajonit tonë dhe të linte vendin bosh në mesin e vendeve me të cilat bashkëndajmë vlerat europiane”, shtoi Meta.
Në mungesë të këtij uniteti të politikës së brendshme, pozitë dhe opozitë, ndaj asaj që ndodhi në Athinë, si pasojë e tensionit për Belerin, kreu i Partisë së Lirisë, duke vijuar ndasinë, përshëndet dhe përshëndetur deklaratën e miratuar nga 11 liderët e pranishëm në tryezën informale, deklaratë që kishte të bënte me Ukrainën dhe nevojën për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al