Ecuria e kreditimit të ekonomisë shqiptare ka qenë më e lartë gjatë vitit 2023 pavarësisht normave të larta të interesit. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në qershor janë aprovuar rreth 6 miliardë lekë më shumë hua në krahasim me një muaj më parë ose rreth 60 milionë euro më tepër.
Vetëm gjatë qershorit është akorduar një kredi e re e cila kap vlefrën e 29.3 miliardë lekëve nga 23 që ishte gjatë muajit maj të këtij viti.
Ekonomia shqiptarë është mbështetur me më shumë hua edhe nëse bëjmë një krahasim si 6 mujor. Për gjashtë muaj, sektori bankar dha 139.6 miliardë lekë, në rritje me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto shifra tregojnë se rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë nuk kanë ndikuar në stopimin e kreditimit në vend apo në rritjen e kujdesit nga bankat e nivelit të dytë.Aktualisht norma bazë e interesit është 3% më e larta e regjistruar në dekadad e fundit por gjatë muajve të fundit ky nivel është lënë i pandryshuar.
Huaja e dhënë ndaj bizneseve në gjysmën e parë të vitit ka pasur rritjen më të fortë me një rritje mbi 35%. Por po ashtu me rritje ka qenë edhe kreditimi për individët kryesisht për blerje banese.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në qershor të këtij viti portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 713.3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 1.6%.
Ndërkohë edhe treguesi i huave me probleme, që është edhe një ndër më të rëndësishmit e shëndetit financiar bankar, është regjistruar në rënie të lehtë gjatë Qershorit, pas. Kështu, shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur pranë 5.2%, nga 5.23% që ishte gjatë muajit Maj .
Banka e Shqipërisë në daljen e fundit ka paralajmëruar rritje të normës së intresit në shtator si një masë për të vijuar uljen e normës së inflascionit e cila për muajin korrik rezultoi 4.2%./abcnews.al