VIDEO/ “X6” përfundoi në digën e liqenit, Veliaj: Dënim maksimal durrsakut “fluturues”, zero tolerancë për kërcënuesit e jetës

schedule12:59 - 22 Gusht, 2023

schedule 12:59 - 22 Gusht, 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X6 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

LEXO EDHE: EMRI/ “Fluturoi” me “X6” në digën e liqenit dhe më pas u “zhduk” duke marrë edhe targat, identifikohet shoferi: Çfarë dyshohet

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! ⚠️

? Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj.