Momente të frikshme janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, kur drejtuesi i një kamionçine përplasi disa kalimtarë në rrugë, teksa ndiqej nga një makinë policie.
Gjithçka nisi kur drejtuesi i mjetit Ford150 po kryente manovra të rrezikshme në rrugë për të dhuruar spektakël, por kjo gjë u pikas nga efektivi i policisë, i cili u vu në ndjekje të tij.
Pas disa momentesh, shoferi, emri i të cilit nuk bëhet me dije, humbi kontrollin dhe përplasi kalimtarët. Oficeri shihet më pas duke nxjerrë armën ndërsa shoferi mban duart lart në ajër.
Nuk dihet numri i personave të plagosur.
/abcnews.al