Napolit i kanë mjaftuar 13 minuta për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Brescias. Dries Mertens ishte autori i golit të avantazhit (goli i katërt në kampionat).
Një sulm klasik i vendasve, diagonale nga e majta për Callejon, me spanjollin që vjen pas shpine dhe dhuron një asist për Mertens. Belgu nuk gabon përballë finlandezit Joronen dhe ekipi i Ancelotti në avantazh.
Napoli gjeti sërish rrugën e rrjetës pas 5 minutash, por VAR-i anuloi rrjetën e Kostas Manolas. /abcnews.al