Greqia është përfshirë sërish nga flakët këtë të hënë. Mediat greke raportojnë se është gjetur i pajetë një bari në një zonë pyjore në Vioti, në afërsi të Athinës. Sipas mediave greke, bariu u përpoq të shpëtonte kafshët e tij nga zjarri, por nuk ia ka dalë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës.
Gjatë gjithë verës Greqia është përfshirë nga flakët, ku janë regjistruar dëme materiale dhe njerëzore.
/abcnews.al