Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

schedule07:12 - 21 Gusht, 2023

schedule 07:12 - 21 Gusht, 2023

Shqipëria
 Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës duke sjellë mot të  kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit,  më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Berat, Elbasan. Po ashtu, pritet shtim i lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe temperaturat e larta por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 35 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës  do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë Maqedoninë, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore, por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 39 gradë C.
Europa 
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë të jenë  prezente në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke sjellë probleme me përmbytjet. Ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku problematike situata paraqitet në gadishullin Iberik dhe Ballkank si edhe Italinë Qëndrore ku priten temperatura 40 dhe mbi 40 gradë C si pasoje e valëvë te nxehtit Afrikan. /abcnews.al