Presidenti Biden dhe Zonja e Parë do të vizitojnë Hawaii-n të hënën

schedule20:38 - 20 Gusht, 2023

schedule 20:38 - 20 Gusht, 2023

Shefja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të SHBA (FEMA) Diane Criswell tha sot se presidenti Joe Beinen do të vizitojë të hënën Hawaiin e shkatërruar nga flakët, dhe do të takojë banorët e Lehaina dhe Maui.

Presidenti amerikan së bashku me zonjën e parë planifikojnë të vizitojnë qytetin historik të Hawait dhe të takohen me ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive që mbërritën të parët në zonë, me zyrtarë lokalë, por edhe me banorët, në mënyrë që të informohet në mënyrë efektive dhe të drejtpërdrejtë për pasojat e katastrofës, deklaroi Criswell në “State Of The Union” të CNN.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!