Chelsea ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim nga West Ham United në javën e dytë të Premier League.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Nayef Aguerd, por Blutë i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Carney Chukwuemeka, që realizoi në minutën e 28-të.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, teksa West Ham e riktheu epërsinë me Michael Antonio (53’).
Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, kur shënuesi i golit të parë, Aguerd pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të.
Blutë kanë vetëm një pikë aktualisht pas dy ndeshjeve, ndërsa në javën e tretë do të kenë punë me Luton. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/