Pamela Anderson zbulon arsyen prekëse pse nuk vendos grim

schedule22:19 - 19 Gusht, 2023

schedule 22:19 - 19 Gusht, 2023

Pamela Anderson ishte një nga simbolet më të mëdha të bukurisë në vitet nëntëdhjetë, por aktorja 56-vjeçare tani ka përqafuar një pamje natyrale dhe ka zbuluar arsyen prekëse pse ajo ndaloi së vendosuri grim.

Ylli i Beachwatch tregoi se e mori vendimin pasi grimerja e saj Alexis vdiq nga kanceri i gjirit.

“Ajo ishte më e mira. Dhe pas kësaj, ishte thjesht më mirë për mua të mos vendosja grim”, tha Anderson.

Më tej, ajo shtoi: “Mund të jetë çliruese dhe argëtuese dhe pak rebele”, duke theksuar se mezi pret të plaket dhe dëshiron të bëjë diçka ndryshe nga ajo që bëjnë shumica e njerëzve.

Unë mendoj se ne të gjithë fillojmë të dukemi pak qesharak ndërsa plakemi. Qesh pak me veten kur e shoh veten në pasqyrë. Kështu që unë them, ‘Uau, kjo po më ndodh vërtet mua.’ Është një udhëtim”, përfundoi ajo./abcnews.al