Ditët e fundit ka bërë bujë lajmi për hyrjen e mundshme të klubeve saudite në Champions League.
Sipas raportimeve nga “footmercato”, nuk ka vonuar edhe reagimi i UEFA-s, i cili përmes disa drejtuesve ka mohuar me forcë këtë mundësi.
“Nuk ka pasur një diskutim të tillë”, ka treguar burimi i cili ka mbetur anonim. Pengesa kryesore do të përfaqësohej nga konfederata aziatike, e cila sigurisht nuk do ta merrte mirë migrimin e klubeve nga një prej federatave të saj.
Prandaj do të ekzistonte rreziku i një incidenti diplomatik, madje edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, nuk i pëlqen ideja e një opsioni të tillë. Për shpëtimin e klubeve saudite, megjithatë, është FIFA, e cila duke nisur Botërorin e ri të Klubeve me 32 ekipe, do t’u japë mundësinë për të garuar kundër fuqive europiane të paktën një herë në 4 vjet./h.ll/abcnews.al