Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe të mbajnë sanksione të forta dhe të koordinuara kundër Moskës, duke synuar gjithashtu të frenojnë më tej varësinë nga energjia ruse.
Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti të premten më parë liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë në një samit në Camp David, shkruan Al Jazeera.
Të tre vendet që të konsultohen menjëherë me njëri-tjetrin gjatë krizave dhe të koordinojnë përgjigjet ndaj sfidave rajonale, provokimeve dhe kërcënimeve që prekin interesat e përbashkëta./abcnews.al