Gjumi i keq mund t’ju shëndoshë

schedule19:27 - 28 Shtator, 2019

schedule 19:27 - 28 Shtator, 2019

Vetëm katër net me pak orë gjumë mund të bëjë që të shtoni në peshë. Është ky përfundimi i një studimi të ri.

Problemet me gjumin njihen për efektet negative që kanë në metabolizmin tonë herë pas here. Sipas ekspertëve vetëm pak ditë me probleme të gjumit, mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të pangopur pasi kanë ngrënë.

Në studim u morën 15 meshkuj të shëndetshëm. Në disa prej netëve që kaluan në laborator, këta persona fjetën jo më shumë se 5 orë. Shumica e tyre thanë se ishin të pangopur kur kishin fjetur pak orë gjumë.

Pas analizave të gjakut të këtyre u zbulua se kishin nivel të lartë të insulinës. Kjo tregon që trupi mund t’i marrë yndyrnat më shpejt, çka mund të pasojë me shtim në peshë.

Drejtuesja e studimit, Kelly Ness, tha se pagjumësia në një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin e njerëzve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!