Pas hetimesh që zgjatën dytë ditë, 21-vjeçari Sacha Chang nga Holanda u gjet dhe u arrestua me akuzën e vrasjes së babait të tij dhe një miku të familjes në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një shtëpie në fshatin Modaldo di Montovi në veri të Italisë, pasditen e së mërkurës. I riu holandez dhe babai i tij kishin vizituar mikun e familjes në shtëpinë e tij në fshatin italian.
#Omicidi
Duplice omicidio a Montaldo di Mondovì: arrestato l’assassino. A dare la segnalazione decisiva ai carabinieri sarebbero stati alcuni cacciatori. Il giovane è stato sorpreso mentre dormiva https://t.co/se6NVUHnNN— Torino Today (@torinotoday) August 18, 2023
Mediat vendase raportojnë se ditën e vrasjes ka ndodhur një sherr dhe më pas 21-vjeçari ka marrë një thikë kuzhine dhe ka vrarë të atin. Më pas ka ndjekur mikun e familjes. Burri ka mbetur i plagosur rëndë, por ka arritur të lajmërojë policinë. Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti të mbijetonte.
Askush tjetër nuk ishte në shtëpi në momentin e vrasjes. I riu thuhet se u largua në pyllin përreth vendbanimit. Modaldo di Montovi ka rreth 600 banorë, është mjaft i largët dhe i rrethuar nga pyje dhe ndërtesa të braktisura.
Për shkak se autoritetet e konsideruan të dyshuarin të rrezikshëm, ata filluan një “gjueti” masive. Një helikopter ka qarkulluar mbi fshatin e vogël, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e vendasve.
Policia u bëri thirrje banorëve të zonës dhe banorëve të fshatrave përreth që të jenë vigjilentë. Më në fund mëngjesin e së premtes një gjahtar e gjeti 21-vjeçaren të shtrirë pa rroba jashtë një kishe.
Autori mësohet se kohët e fundit ishte në gjendje të keqe psikologjike pasi e dashura e tij e kishte lënë.
/abcnews.al