Një gjykatë në Moskë urdhëroi paraburgimin e një shtetasi amerikan për spiunazh, njoftuan sot mediat ruse. Bëhet fjalë për Gene (Mironovitch) Spector, i cili lindi dhe u rrit në Shën Petersburg dhe emigroi në SHBA ku mori nënshtetësinë amerikane. Ai ishte kryetar i bordit të drejtorëve të grupit rus Medpolymerprom.
Sipas Interfax, Spector u deklarua fajtor dhe lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me hetuesit që hetonin rastin. Ai rrezikon deri në 20 vjet burg. Në vitin 2022, Gene Spector u dënua me 3.5 vjet burg për rastin e financimit të një bashkëpunëtori të ish-zëvendëspresidentit të qeverisë ruse, Arkady Dvorkovich.
Ai ishte dënuar më parë në vitin 2021, gjë që u rrëzua në gjykatën e apelit dhe çështja u rigjykua në korrik 2022. Vitet e fundit, disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi dhe janë dënuar me dënime të rënda. Uashingtoni e ka akuzuar Moskën se po kërkonte t’i shkëmbente ato me rusë të mbajtur në burgjet e SHBA./abcnews.al


